Christian Eriksen është goditja e madhe e Interit në merkato. Danezi ka zbarkuar në Milano dhe është shprehur shumë i lumtur për finalizimin e transferimit tek Interi.
27 vjeçari, pas zyrtarizimit si lojtar zikaltër, ka folur për faqen e klubit, duke thënë se mezi ka pritur këtë kalim në Serie A.
Ai u shpreh:
Mezi prisja të vija këtu, të jem këtu është diçka shumë e bukur dhe jam i lumtur që jam një lojtar i ri i Interit. Jam shumë i emocionuar dhe mezi pres të prezantohem me tifozët. Tani është koha për një sfidë të re, unë jam shumë i lumtur që kam mundësi të luaj në Serie A, te një klub i shkëlqyer si Interi, një klub fantastik”.