Të tjera detaje janë zbuluar pas pengmarrjes në Kamëz dhe vdekjes nga torturat të 49-vjeçarit, Jan Prenga. Raportohet se ai ka pasur një tjetër emër vite më parë, i cili quhej Dod Prenga.
Mësohet se 49-vjeçari e ka ndërruar emrin kur ka shkuar si emigrant në Greqi duke e bërë Jan. Nga informacionet paraprake, thuhet se Prenga nuk ka pasur precedencë penalë.
Policia njoftoi se Prenga ka vdekur pas torturave që ditën kur ai është rrëmbyer në Kamëz, pikërisht më 17 janar.
Trupi i viktimës është groposur në Shijak, por ende nuk është gjetur. Mendohet se rrëmbimi i tij e më pas vrasja ka ardhur për shkak të konflikteve të vëllezërve të tij për çështje droge.