Masakroi me sëpatë 50-vjeçarin, flet autori: Vendosi eshtrat e së ëmës te varri i nënës sime, nuk jam kriminel

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 28.01.2020, 16:04

Të tjera detaje janë bërë me dije nga ngjarja makabre që ndodhi ditën e sotme në qytetin e Korçës. Viktimë mbeti Dashnor Osmani, 50 vjeç i cili u qëllua disa herë me sëpatë në kokë nga Zamir Topi, 42 vjeç.

Ky i fundit është arrestuar nga policia dhe ka rrëfyer se me viktimën ka pasur konflikte që më herët.

Mësohet se të dy bashkëfshatarët janë grindur për një vend varri, ku autori thotë se 50-vjeçari ka vendosur eshtrat e nënës së tij tek varri i nënës së Topit. Më tutje, gjatë rrëfimit, Zamir Topi tha se nuk është kriminel por nuk gjente qetësi derisa qëlloi.

Autori ka thënë:

E godita disa here me sëpate të cilën e bleva sot në mëngjes. Ishalla nuk vdes. Nuk dua të bej krim. Unë nuk jam kriminel. Prej vitesh jemi grindur me njëri tjetrin. Ai vendosi eshtrat e nënës së tij tek varri i nënës time. Nuk e duroja dot këtë gjë. E kisha paralajmëruar. Nuk gjeja qetësi. I thashë sërish sot por nuk mori vesh. Ndaj e godita.

Ndërkohë, JOQ Albania ka siguruar foton e sëpatës, që Topi qëlloi disa herë Osmanin derisa e la të vdekur.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit