Suso Fernandez nuk po kalon momente të mira te Milani dhe tifozët i kanë dalë kundër gjatë javëve të fundit duke kërkuar largimin e tij.
Së fundmi, mediat italiane raportojnë se Suso dhe Milan pritet që shumë shpejt të ndajnë rrugët e tyre.
Spanjolli, do të kalojë në Spanjë, ku e pret Sevilla. Sipas raportimeve të fundit nga mediat pranë klubit kuqezi, marrëveshja mes dy klubeve është çështje kohe.
Suso pritet që të kalojë në “Ramon Sanchez Pizjuan” në huazim me detyrim blerjeje në bazë të prezencave të tij me fanellën e andaluzianëve.
Shifra e blerjes së kartonit sipas gjasave do të jetë 25 milionë euro.