Në debatin parlamentar për gjendjen në sistemin gjyqësor në rendet e para u ulën sot deputetë të cilët akuzohen dhe kanë lëndë të hapura nëpër gjykata; Ilija Dimovski, Ejup Alimi, Trajko Veljanovski, Frosina Remenski, i dyshuari Antonio Milloshoski, …etj., raporton JOQ.
Seancën parlamentare e ka udhëhequr Aleksandar Kiracovski, i cili është marrë në pyetje për rastin “Reket” në pjesën e Lidhjes ndërkombëtare, por nuk u përballë me akuzë.
Aty ka qenë edhe deputeti Xhevat Ademi, për të cilin është ngre hetim nëse ka qëlluar me armë në dasëm. I pranishëm ishte edhe Kostadin Aceski, deputeti i cili është denoncuar nga gruaja e tij për dhunë familjare.