Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Korçë, ku u qëllua për vdekje me sëpatë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, 50-vjeçari Dashnor Osmani. Viktima ka qenë duke shitur banane në afërsi të pazarit të qytetit, ku është qëlluar disa herë nga Zamir Topi, i cili është arrestuar pak më parë nga policia.
Mësohet se 50-vjeçari ka qenë në trotuar së bashku me gruan dhe vajzën e tij kur autori e ka goditur pa e lajmëruar disa herë. Ndërkohë, të tjera detaje bëhen me dije, ku burime për JOQ Albania theksojnë se veprimi makabër ka ardhur për një vend varri në fshatin e tyre.
Gjithashtu, theksohet se viktima Dashnor Osmani është vëllai i ish shefit të komisariatit të Korçës, Gazmend Osmanit, por policia përjashton çdo mundësi që konflikti mes autorit dhe viktimës të lidhet me pozicionin e vëllait të 50 vjeçarit.
Korçë/Informacion paraprak