Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez “shpërtheu” në protesta ndaj arbitrit në fundin e ndeshjes ndaj Kaljarit dhe për këtë është dënuar nga Komisioni i Disiplinës.
Argjentinasi është pezulluar me dy ndeshje dhe kështu do të humbasë derbin me Milanin.
Aii do të humbasë sfidat me Udinezen dhe me Milanin duke i thënë kë shtunjë goditje jo të vogël skuadrës së Kontes, që humbet një nga yjet e ekipit për ndeshjet delikate.
Kujtojmë se Martinez në minutën e 94-të të ndeshjes me Kaljarin, mori karton të verdhë.
Nga tensioni dhe nervat e ndeshjes protestoi ashpër ndaj arbitrit, të cilin madje e ka ofenduar dhe kështu u ndëshkua sërish, por me të kuq.