Instagrami ka refuzuar foton e një modeleje që kishte një sëmundje të lëkurës. Sëmundja bënte që fytyra e saj të dukej me njolla të kuqe.
Lex Gillies ngarkoi foton për ta shpërndarë në rrjetet sociale dhe faqja e fshiu menjëherë imazhin e saj. Fotografia e realizuar nga Sophie Harris Taylor bënte pjesë tek ajo kategori që festonin bukurinë natyrore.
Por Instagram tha se “nuk lejon reklamat që përqendrohen në aspektet e trupit të një personi të nxjerrin në pah një gjendje të padëshiruar ose të idealizuar të trupit”.
Pasi e ndau historinë e saj me ndjekësit e saj, hashtag #undesirablesofinstagram shpejt u bë viral. Apeli funksionoi, pasi Instagram kishte kontaktuar Lexin për ta informuar që udhëzimet e saj për reklamat ishin ndryshuar përgjithmonë.
***
Burimi: BBC|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania