Kosovarët po heqin dorë nga nënshtetësia e Kosovës, ku ka shënuar shifra të mëdha në vitet e fundit.
Mbi 5 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës kanë hequr dorë nga nënshtetësia kosovare vetëm gjatë vitit 2019, transmeton JOQ Kosova.
Këta qytetarë kanë hequr dorë për të zgjedhur një nga shtetet e Bashkimit Evropian, të cilët nuk e lejojnë dyshtetësinë.
Qytetarët të cilët e kanë ndërruar nënshtetësinë e tyre nuk ndihen të kënaqur me vendimin që kanë marrë, edhe pse këtë gjë e kanë bërë për një të ardhme më të mirë.