Koalicion kemi me popullin, me mbështetjen e tyre, do ta bëjmë ndryshimin! Kështu ka deklaruar Sekretari Gjeneral i ASH-së, Arben Taravari. Taravari duke folur rreth koalicioneve të mundshme me partitë tjera shqiptare, tha se marrëveshje tre palësh nuk do të ketë. Ai sqaroi se ASH me një parti, ose me Alternativën ose me BESËN, do ta fitojnë BDI-në sigurtë.
Për bindjen e fitores, Taravari është i sigurt pasi sqaron se që tani strukurtat e ASH-së në diasporë, konkretisht në dy shtete Evropiane, kanë arritur rreth 10.000 mërgimtarë t’i regjistrojnë dhe të marrin premtim se me 12 Prill do të vijnë në vendlindje për të votuar për këtë subjekt politik.
“Kemi listë nga mërgata me rreth 10.000 persona, të regjistruar vetëm në Zvicër dhe Austri, të cilët me 12 prill të këtij viti do të vijnë për të votuar dhe ato mendoj se do ta bëjnë atë diferencën e madhe ndërmjet Aleancës për Shqiptarët dhe BDI-së”, ka deklaruar Taravari.