U torturua për vdekje pasi u mor peng, flet kunati i Jak Prengës: Nuk kishte konflikte me asnjë, shteti të gjejë trupin

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 28.01.2020, 13:58

Policia konfirmoi sot se Jak Prenga i marrë peng disa ditë më parë në Kamëz, ka ndërruar jetë gjatë kohës që po transportohej për në resortin ku do të mbahej, i cili është në pronësi të vëllezërve Hajri që kryen dhe pengmarrjen e tij, tashmë të arrestuar.

49-vjeçari, si pasojë e goditjeve të marra gjatë rrëmbimit dhe humbjes së gjakut, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në resort, e më pas autorët kanë fshehur trupin.

Ndërkohë mësohet se po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të Prengës, por deri më tani asgjë nuk dihet.

Së fundmi ka reaguar për herë të parë familja e viktimës.

Kunati i tij, Mark Suli, burri i motrës së viktimës, ka thënë se policia i njoftoi dje në mbrëmje se ai nuk jeton më.

Sipas tij, ai nuk ka pasur asnjë konflikt me askënd, teksa i bën thirrje shtetit që të gjejnë trupin

Për news24 ai u shpreh:

Policia na tthirri dje në mbrëmje e na tha se nuk jeton më. Nuk i njohim të arrestuarit, as ne as personi që është marrë peng, as ka pasur asnjë lloj llogarie me ta. Shteti të gjejë trupin sa më shpejt dhe ta sjellë atë në shtëpi. Autorët të vihen para drejtësisë”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit