Shaip Kraniqi nga fshati Maqitevë e Suharekës u vra parmbrëmë në fshat.
44 vjeçari u qëllua nga shoku i tij, Sylejman Ahmeti
Vëllai i dorasit ka treguar se ata kanë qenë shokë mes vete, por e gjithë zënka ka filluar për 20 euro dhe ka përfunduar me vrasje, transmeton JOQ Kosova.
Policia ka arrestuar dorasin, dhe në veturën e tij ka gjetur edhe armën me të cilën është kryer krimi.