Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në rrugën e Rinasit.
Në aksident janë përfshirë dy makina ku njëra prej tyre duket se ka marrë dëmtime më të rënda.
Në vendngjarje shihen edhe njolla gjaku.
Sipas qytetarit që ka dërguar pamje, i plagosuri është marrë me urgjencë nga ambulanca dhe është dërguar për në spital.
Ai shton se nuk është hera e parë që ndodhin aksidente në këtë kryqëzim.