Ish-basketbollisti i njohur: Donim ta sillnim Kobe Bryant në Shqipëri

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 28.01.2020, 09:46

Vdekja e legjendës së NBA, Kobe Bryant ka tronditur mbarë botën dhe humbja e tij ka sjellë jo pak trishtim edhe në vendin tonë.

Lajmin tronditës e ka komentuar edhe një prej legjendave të basketbollit shqiptar, si Gazmend Çaçi, 17 herë kampion me skuadrën e Partizanit.

Çaçi zbulon se prej një viti, së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij kanë qenë në bisedime për ta sjellë Bryantin në Shqipëri. Por ëndrrën për ta parë legjendën e NBA në vendin tonë e ndërpreu në mes aksidenti fatal në kodrat e Los Anxhelosit.

Për RTSH, ai u shpreh:

Bryant është një nga tre basketbollistët më të mirë që ka prodhuar Amerika në krijimin e pikëve. Njëkohësisht ai ka qenë supernjeri. Një fatkeqësi e madhe që mori edhe vajzën e tij 13- vjeçare, të cilën po e përgatiste për ta bërë një basketbolliste të madhe. Është e vërtetë se kemi dashur ta sjellim këtu. Kemi mbi një vit që mendojmë se si mund ta thërrisnim të madhin Bryant në Shqipëri sepse ai kishte një formulë të vetën, ku udhëtonte në gjithë botën për të promovuar basketbollin. Ne menduam ta sjellim atë në Shqipëri dhe prej një viti kemi pasur bisedime me stafin e tij. Pretendonim të mbushnim një nga pallatet e sportit në Tiranë, ku Bryant do luante me fëmijët”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit