Personi me iniciale N.A. ka kërcënuar gazetaren e TV21, Almedina Ismajli. Rasti është paraqitur në Shoqatën e gazetarëve të Maqedonisë, pasi gazetarja është kërcënuar direkt nëpërmjet telefonit nga ky person.
Reagimi ka ardhur pasi është transmetuar lajmi në TV21 dhe Ismajlin e kanë marrë në telefon dhe e kanë kërcënuar për shkak se personit N.A. nuk i ka pëlqyer përmbajtja e lajmit.
Në storjen e gazetares flitet për rokadat e fundit nëpër partitë e RVM-së, para zgjedhjeve parlamentare më 12 prill.
Tashmë Shoqata e gazetarëve është njoftuar me rastin dhe pritet që në bashkëpunim me policinë të zbardhë këtë rast.