Najada Çomo, shefe e Shërbimit Infektiv në QSUT ka treguar në "Opinion" se koronavirusi është i rrezikshëm, pasi ka dhe një mutacion gjenetik.
Sipas saj deri tani Shqipëria nuk ka rrezik nga ky virus vdekjeprurës.
Ajo shtoi se ky virus është marrë nga produktet ushqimore që kinezët përdorin, si gjarpri dhe lakuriqi i natës dhe nga ushqimet e detit. Çomo theksoi se nuk ka medikamente që e shërojnë koronavirusin.
Ajo u shpreh:
Kujtojmë se rreziku nga koronavirusi, që ka mbërthyer Kinën dhe po përhapet me shpejtësi dhe në shtete të tjera të botës sa vjen edhe po bëhet më i madh.
Deri më tani raportohen 81 të vdekur dhe qindra persona të infektuar.