Vlora dhe Berati dhe Tirana, qarqet me numrin më të lartë të aborteve

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 28.01.2020, 07:50

Demografia e Shqipërisë ka hyrë në një cikël krize, prej emigracionit të lartë, rënies së numrit të lindjeve, rënies së martesave, rritjes së divorceve dhe aborteve të larta gjithashtu.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik të raportuara nga INSTAT, qarqet e Vlorës, Beratit dhe Tiranës kishin numrin më të lartë të aborteve në raport me numrin e lindjeve të gjalla më 2017, pasi gati 25 % e shtatzënive janë ndërprerë, raporton monitor.

Në Vlorë u shënuan 274 aborte për 1000 lindje të gjalla, ndërsa Berati u rendit i dyti në 12 qarqet e vendit për numrin e lartë të aborteve, pasi në vitin 2017 rezultuan 231 aborte për 1000 lindje të gjalla. Në Tiranë numri i aborteve gjithashtu ishte i lartë, pasi si rezultuar 231 ndërprerje shtatzënie për 1000 lindje të gjalla.

Në krahun tjetër n8umri më i ulët i aborteve ishte në qarkun e Kukësit ku rezultuan vetëm 54 aborte për 1000 lindje të gjalla, gjithashtu në Elbasan ishin vetëm 55 aborte për 1000 lindje.

Në qarqet e Korçës, Dibrës dhe Shkodrës numri i aborteve ishte më i ulët se mesatarja kombëtare.

Në vitin 2017 në shkallë kombëtare numri i aborteve ishte 171 për 1000 lindje.

Në 5 vitet e fundit, vihet re një ulje e ndjeshme e lindjeve, shoqëruar dhe me ulje të numrit të aborteve gjithsej.

Në vitin 2017, raporti i numrit të lindjeve me abortet është 1 abort në 5.8 lindje. Raporti i abortit është indikator që ka pësuar rënie me rreth 15 %, krahasuar me vitin 2013.

Numri i aborteve jo domosdoshmërisht shkon paralel me numrin e lindjeve të gjalla. Ka qarqe si Gjirokastra dhe Vlora ku numri i tyre i lindjeve është relativisht i ulët, por raporti i abortit rezulton i lartë.

E kundërta ndodh për qarqet e Tiranës dhe Elbasanit ku numri i lindjeve është i lartë, por kjo nuk reflektohet tek raporti i aborteve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit