Tre burra u dënuan me 10 vjet burg për helmimin e qenve endacak në Ankara, kryeqytetin turk.
Gjykata në Ankara vendosi gjithashtu një gjobë ndëshkuese prej 15,000 lira turke për secilin të pandehur.
Vendimi u mirëprit nga adhuruesit e kafshëve, të cilët ndoqën me vëmendje gjykimin.
Aktakuza thoshte se të pandehurit vranë 16 qen në Ankara me mish pule të zhytur në pesticide.
Tetorin e kaluar, kreu i komisionit të parlamentit turk për të drejtat e kafshëve u zotua të punojë për një ligj të ri, më të ashpër për të drejtat e kafshëve.
Burimi: aa.com / Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA