I riu nga Kosova largohet për në mërgim, u lë një porosi politikanëve: Do t’ju zë gjaku i dëshmorëve

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 25.01.2020, 22:02

Një i ri nga Drenasi ka vendosur që të largohet nga Kosova duke lënë pas një porosi, transmeton JOQ Kosova.

I riu, Labinot Gashi nga Drenasi ka postuar një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ku ka dhënë edhe arsyet se pse po largohet.

Mes tjerash në shkrimin e tij Gashi ka uruar politikanët të behën të pasur sikurse Xhavit Haliti, i cili kishte deklaruar se “secili i kemi nga 2-3 milionë”.

Shkrimi i plotë i tij:

Lamtumire Kosove!

Edhe une si çdo i ri tjeter pa perspektive ne Kosove,po iki ne rrugen qe nuk e kisha menduar asnjehere.

Une gjate ketyre viteve kam mesuar si te duhet vendi,si te mbrohet vendi por asnjehere nuk e kisha menduar se do te largohem nga ky vend.

Vend per te cilin u sakrifikuan gjenerata e gjenerata,qe une dhe bashkemoshataret e mi te kemi nje te ardhme me te mire ne vendin tone dhe mos te largohemi.

Ikja ime por edhe shume te tjereve nuk eshte ikje nga qejfi por eshte ikje nga mllefi.

As armiku me i madh i Kosoves nuk do ta kishte menduar qe 20 vite pas luftes do te zbrazej Kosova kaq shume.

Nuk dua t’ja le fajin politikes por faji mbetet gjithmone tek populli,sepse ne po u japim hapsire te luajne me ne dhe pastaj te na vjedhin te ardhmen.

Familja ime nuk me rriti,nuk me shkolloje qe une te largohem por te punoj per shtet,por kjo mundesi nuk po me jap asnjehere.

Prandaj u detyrova te marre kete rruge,qe tash me dashje a pa dashje eshte rruge e te ardhmes time.

Lamtumire Kosove….e ju politikan ishalla krejt si Xhavit Haliti beheni milionera.

Veç mbane mend bre burra,qe gjaku i deshmoreve ka me ju za,loti i nenave ka me ju vra.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit