U kap në laboratorin e Xibrakës, kolumbiani kokainës përfiton ulje dënimi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.01.2020, 22:26

Gjykatat në Shqipëri vijojnë me "zemërgjerësinë" dhe bujarinë e tyre ndaj emra të njohur të botës së krimit në vend.

Pas lirimit nga burgu të ish-anëtarit të Bandës së Durrësit, Endrit Dokle, gjykata ka ulur dënimin e shtetasit kolumbian, që u arrestua në nëntor të vitit 2014, në laboratorin e famshëm të Xibrakës, ku përpunohej kokainë.

Cesar Avila, ka përfituar së fundmi një ulje dënimi prej 90 ditësh për shkak të “sjelljes së mirë”. Për të njëjtat arsye, ai ka fituar një vit më parë edhe 50 ditë të tjera ulje dënimi, duke siguruar në këtë mënyrë një qëndrim më të pakët në burgjet shqiptare.

Në 15 janar 2020, Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën e Avilës, duke i ulur 90 ditë nga dënimi i tij. Avila është dënuar me 12 vjet burgim nga Gjykata për Krime të Rënda, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që kishte krijuar një laborator përpunimi në Xibrakë të Elbasanit.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, Avila dhe bashkëkombasi i tij, Valter Moreno, kishin mbërritur në Shqipëri në 5 nëntor 2014, për të ndihmuar grupin e drejtuar nga Ilir Hyseni dhe Genci Xhixho, që të kryenin ekstraktimin e kokainës nga lëndë të tjera.

Së bashku me kolumbianët Avila dhe Moreno, gjatë operacionit u arrestuan edhe ai që konsiderohej si një ndër drejtuesit e grupit, Ilir Hyseni, si edhe Saimir Batku, Gentjan Gjonaj, Kelmend Dalipi, Ermal Hoxha dhe Arjan Dalipi. Personazhi kryesor i këtij grupi, Genci Xhixha, nuk u arrit të arrestohej.

Opozita e djathtë akuzoi në atë kohë se, pas këtij grupi, fshiheshin persona që kishin lidhje të afërta me kryeministrin Edi Rama. Megjithatë, hetimet e prokurorit të çështjes, Olsian Çela, sot Kryeprokuror, nuk arritën të provonin këto lidhje.

Gjatë gjykimit, të gjithë anëtarët e grupi u dënuan nga 10 deri në 15 vjet burgim. Kolumbani Cesar Avila u dënua me 12 vjet, të cilin po e kryen në burgun e Fierit.

Pak javë më parë, ai dorëzoi në gjykatën e Fierit kërkesën për ulje dënimi, bazuar në ligjin “Për të drejtat e të burgosurve”. Gjatë procesit, të drejtuar nga gjyqtari Taulant Banushi, kërkesa e kolumbianit Avila u përkrah edhe nga administrata e burgut të Fierit.

Në akt-vlerësimin për Avilën, burgu i Fierit konstaton se “i dënuari ka shfaqur sjellje dhe qëndrim korrekt në institucion. Ai ka ndërtuar marrëdhënie të mira me personelin e institucionit dhe me bashkëvuajtesit, si dhe ka marrë pjesë në programet dhe veprimtaritë rehabilituese dhe ato me karakter kulturor dhe sportiv. Ai respekton ritet fetare dhe ka marrëdhënie të mira me familjen e ndihet përgjegjës për veprimet e kryera”.

Në konkluzion, sipas këtij akti vlerësimi, burgu i Fierit konstaton se “i dënuari Cesar Avila ka shfaqur sjellje dhe qëndrim korrekt dhe është vlerësuar pozitivisht”.

Gjyqtari i çështjes, bazuar në kuadrin ligjor si edhe në karakteristikën e burgut të Fierit, ka vendosur në 15 Janar 2020 që të pranojë kërkesën e kolumbianit dhe t’i akordojë 90 ditë ulje dënimi.

Nga të dhënat zyrtare të Gjykatës së Fierit, rezulton se Cesar Avila ka përfituar një ulje dënimi 50-ditore edhe në Dhjetor 2018, shkruan "Boldnews.al". Edhe në atë kohë, Avila ka kërkuar ulje dënimi të plotë 90-ditore. Por gjykata ka pranuar pjesërisht kërkesën, duke konstatuar se sjellja e tij ishte e mirë, por “jo në kufijtë e asaj që konsiderohet shembullore”.

Gjithashtu, po nga të dhënat zyrtare, rezulton se edhe miku i Avilas, kolumbiani tjetër i “Xibrakës”, Valter Moreno, ka përfituar një ulje dënimi 80-ditore, në bazë të vendimit të gjykatës së Fierit, të datës 27 Dhjetor 2018.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit