Është mbyllur pak minuta më parë sfida mes Valencias dhe Barcelonës, e vlefshme për javën e 21-të të La Ligas.
Në ndeshjen e luajtur në stadiumin "Mestalla", kanë qenë vendasit ata që kanë triumfuar, duke mposhtur katalanasit me rezultatin e pastër 2-0.
Autogoli i Jordi Albas në minutën e 48-të dhe goli i Maximiliano Gomez në minutën e 77-të të ndeshjes, i dhanë tre pikë tepër të rëndësishme Valencias.
Kjo është humbja e katërt e katalanasve në këtë sezon.
Kjo fitore e ngjit Valencian në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit, ndërsa Barcelona qëndron në krye me 43 pikë, aq sa ka edhe rivali i tyre i përjetshëm, Real Madrid.
Humbja e Barcelonës i jep një shans të artë madrilenëve, të cilët do të luajnë mbrëmjen e nesërme në transfertë kundër Valladollid.