Tërmeti në Turqi/ Po raportonte operacionin e kërkim-shpëtimit, gazetarja shpërthen në lot gjatë transmetimit live

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.01.2020, 15:59

Turqia Lindore u godit mbrëmë nga një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 6.8 sipas shkallës Rihter.

Deri më tani autoritetet kanë konfirmuar 22 viktima dhe mbi një mijë të plagosur, ndërkohë që shumë të tjerë vijojnë të jenë të bllokuar nën rrënoja.

Pamjet dramatike që vijnë nga Turqia, na sjellin në kujtesë momentet e dhimbshme që përjetoi vendi ynë dy muaj më parë gjatë tërmetit të 26 nëntorit, që la pas 51 viktima dhe mbi një mijë persona të plagosur.

Së fundmi, momente të trishta kanë ardhur nga qyteti Elazig i Turqisë, i cili ishte ndër zonat më të prekura nga tërmeti, ku vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për nxjerrjen e trupave të gjallë nga rrënojat.

Në një video të publikuar në mediat turke, gazetarja e CNN Tur nuk i mbajti dot lotët dhe shpërtheu duke qarë live, teksa raportonte nga terreni operacionin që po bëhej poshtë në rrënojat e një ndërtese.

Mes lotësh, ajo thotë:

E kam të pamundur të mos prekem. Ju kërkoj shumë ndjesë."

Në sfond dëgjohet thirrja e një pjesëtari të forcave të kërkim-shpëtimit, që u kërkon njerëzve që presin tërë ankth të rrinë në qetësi, pasi duan të dëgjojnë zërat që mund të vijnë nga rrënojat.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit