E filmoi dhe videot intime ia nisi babait të ish-partneres, Gjykata e Tiranës jep vendimin për “ish-deputetin”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.01.2020, 15:38

Një shqiptar i Kosovës është dënuar nga Gjykata Penale e Tiranës, pasi u gjet fajtor për veprën penale të përndjekjes.

54-vjeçari me iniciale J.Z u arrestua më 14 gusht të vitit të kaluar dhe që prej atëherë mbeti në qeli, pasi u hetua nën masën e sigurisë "arrest me burg".

Shkak për dënimin e tij është bërë një marrëdhënie intime që nisi me një mashtrim dhe përfundoi me kërcënime dhe shpërndarje të videove intime te familjarët e ish-partneres.

Vendimi për shqiptarin e Kosovës u dha më 15 janar të këtij viti. Ky i fundit kishte mashtruar ish-partneren e tij duke i thënë se ishte ambasador dhe ish-deputet.

Gjykata vendosi dënimin me 8 muaj burgim ndaj të pandehurit, pasi procesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar, pasi i pandehuri shprehu pendesë për veprimet e kryera.

Njohja

Në vendimin e gjykatës të siguruar nga “BoldnNews”, zbardhet dhe historia që çoi pas hekurave kosovarin:

Protagonistja tjetër e historisë është një 40-vjeçare (që “Boldnews” po i referohet si Ana në mbrojtje të privatësisë), e cila ushtron aktivitetin e saj privat në një zyre mobiliare. Në kuadër të këtij aktiviteti, ajo është njohur me të pandehurin J.Z., i cili kishte dy shtetësi, kosovare dhe kroate. Ai ka kontaktuar me të në muajin qershor të vitit 2018, për ndërmjetësimin në blerjen e një prone, në qytetin e Vlorës. Në shtator të vitit 2018, kallëzuesja ka filluar një lidhje intime me të pandehurin dhe për këtë shkak ka filluar edhe procedurat e divorcit, me bashkëshortin, me të cilin ka një fëmijë.

“Jam ambasador dhe ish deputet” – Zbulohet mashtrimi

Nga deklarimet e kallëzueses rezulton se ky raport ka zgjatur rreth një vit, ndërkohë që i pandehuri i kërkonte që të përfundonte procedurat e divorcit dhe të njihej me familjen e saj. Në Maj të vitit 2019, Ana ka shkuar të jetojë me të pandehurin, në Kroaci. Aty ka kuptuar se ai ishte një shofer autobusi dhe jo zv/ambasador i Kosovës në Kroaci apo ish-deputet i parlamentit të Kosovës ose kryetar i një partie të pakicës serbe në Kosovë, “SNSD Kosova”, siç edhe kishte pretenduar.

Ndarja dhe videot intime

Në këto kushte, ajo i ka kërkuar paratë që i kishte dhënë për punët që kishin nisur së bashku.

Gjatë kohës që kanë bashkë jetuar, i pandehuri J.Z. ka filmuar marrëdhëniet seksuale që kryenin së bashku. Në kohën që ajo ka vendosur të largohet, i pandehuri e ka kërcënuar se do t’i hidhte këto materiale secilit prej personave që njihte në rrjetet sociale, nëse nuk kthehej. Kështu, ai i ka dërguar këto materiale vëllait të saj, e më pas ai e ka kërcënuar se këto video do t’ia hidhte edhe bashkëshortit dhe të birit.

Ajo ka shtuar se çdo faqe pune që ajo hap, ai i kopjon dhe vë aty emrin e vet dhe e kërcënon se do i çoj videot çdo kontakti të punës së saj. Ajo shpjegon se ai po përpiqet t’i shkatërrojë familjen dhe ekonominë, që të detyrohet të shkojë dhe të jetojë me të.

Në lidhje me këtë çështje, janë marrë edhe deklarimet e dy motrave të Anës, të cilat kanë shpjeguar se në adresë të tyre dhe të të atit, kishin ardhur video intime, në të cilat shfaqej e motra. Gjithashtu, ato shpjegojnë se të njëjtat video i kanë shkuar edhe vëllait të tyre, i cili jeton jashtë Shqipërisë.

Këto veprime janë kryer në harkun kohor prej 10 ditë.

“Me veprime aktive, të kundërligjshme, që konsistojnë në dërgimin e mesazheve të përsëritura, me përmbajtje fyese dhe kërcënuese, si edhe duke i dërguar videot në fjalë personave të ndryshëm, për ta detyruar viktimën të bashkëjetojnë, ka konsumuar tërësisht elementët e figurës së veprës penale të përndjekjes”, thuhet në vendimin e gjykatës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit