Një burrë i dyshuar në një lagje të Klinës është arrestuar pasi ka tentuar të ngulfas gruan e tij me duar.
Policia në Pejë thanë se problem doli edhe me djalin e çiftit, i cili ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës, raporton JOQ Kosova.
Policia ka arrestuar më pas edhe djalin, por edhe ai edhe babai janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.
Ndërkohë, edhe gruaja mësohet se ka kërkuar ndihmë në spitalin e këtij qyteti.
Ndryshe, në Kosovë është shtuar numri i rasteve të dhunës në familje, për të cilat ngjarje Policia arreston dikë për cdo ditë.