Një person është arrestuar gjatë ditës së sotme në Gjirokastër. Me dije bëhet se personi që ka rënë në pranga është Sali Gjolleshi.
Sipas informacioneve paraprake Gjolleshi është arrestuar pas një kontroll i ushtruar nga efektiv të komisariatit të Gjirokastrës.
Ai akuzohet se prodhim e shitje të lëndeve narkotike. Po ashtu e ditur bëhet dhe mosha e tij. Ai është 70 vjeç.
Gjithashtu me dije bëhet se ai ishte dënuar me 6 vjet burgim për Prodhim e shitje të lëndëve narkotike.