Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në qytetin e Kavajës. Sipas informacioneve paraprake një foshnje dy muajshe ka humbur jetën.
Nuk bëhet e ditur se cilat kanë qenë shkaqet që foshnja ka ndërruar jetë.
Me dije bëhet vetëm se ka mbërritur në spital pa shenja jete. Kurse sipas ‘bw’ do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkaqet.
As identiteti i foshnjes dhe as i prindërve të tij nuk janë bërë të ditura.
Kurse policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.