Parashikimi i astrologut Paolo Fox për këtë të shtunë/ Këto gjëra ju presin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.01.2020, 07:26

Ky është horoskopi për ditën e shtunë 25 janar 2020 që JOQ Albania sjell për ju.

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Lajme të mira do të ketë sa i takon dashurisë, e cila do të jetë protagoniste e ditës. Gjatë kësaj dite do të jeni shumë tërheqës dhe në punë do të arrini që të mbyllni një marrëveshje, veç kujdes me shpenzimet.

Demi

Kjo periudhë do të jetë mjaft e favorshme, ku do e keni më të lehtë që të dashuroheni. Bëni shumë kujdes ndaj propozimeve që do të merrni, pasi duhet ti vlerësoni mirë. Po ashtu mundohuni që të vini në jetë një strategji fituese në punë, edhe pse gjatë kësaj fundjave duhet të gjeni përqendrimin e duhur.

Binjakët

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive, ku çdo gjë do të jetë më e mirë në dashuri. Mund të ndiheni të inatosur dhe do të arrini që realizoni vetëm gjërat që i keni vendosur vetes si synim. Në punë, situata do të jetë më e mirë.

Gaforrja

Më në fund Hëna nuk do të ketë ndikim të kundërt! Do të ndiheni më mirë dhe raportet ndërpersonale do të dalin në pah. Po ashtu do të ketë zhvillime mjaft pozitive. Edhe në punë, mund të ketë zhvillime pozitive.

Luani

Bëni kujdes në dashuri, pasi mund të ketë ndonjë problem që kërkon zgjidhje dhe kjo gjë ju përhumbë në mendime. Edhe në punë do të ketë pak tension, ndaj mundohuni që të shmangni komplikimet dhe do të shikoni që suksesi nuk do të vonojë.

Virgjëresha

Dashuria do të jetë mjaft e favorshme dhe nëse ka patur keqkuptime, kjo është dita e duhur për tu pajtuar. Në punë do të ketë ndryshime mjaft të favorshme, për shkak të ndikimit të Saturnit.

Peshorja

Dedikojani këtë fundjavë dashurisë dhe ndjenjave. Keni nevojë për tu relaksuar dhe për të organizuar diçka të bukur, me njeriun që doni. Në punë, ka nevojë për të sqaruar diçka.

Akrepi

Nëse nuk jeni të sigurtë për diçka, më mirë heshtni, sidomos në dashuri. Bëni mirë që të shmangni polemikat e kota. Në punë, keni përjetuar momente lodhjeje, ndaj është momenti për të pushuar.

Shigjetari

E shtuna do të jetë mjaft pozitive në sajë të ndikimit të Hënës e cila do ju ndihmojë që të kaloni çdo problem në çift. Në punë, edhe pse preferoni që të sqaroheni, bëni mirë që të zgjidhni diplomacinë.

Bricjapi

Mundohuni që të sqaroni disa keqkuptime në dashuri! Ndoshta do të përballeni me momente nervozizmi, pasi doni të bëni shumë gjëra njëherësh. Në punë do të ketë një rikuperim të ndjeshëm dhe shumë shpejtë do të ketë lajme të mira dhe konfirmime.

Ujori

Dita do të jetë mjaft e mirë për sferën sentimentale, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës, e cila do të dhurojë ndjesi unike. Në punë, bëni mirë që të gjeni rrugën e kompromisit, ndoshta duke kërkuar ndihmën e një eksperti.

Peshqit

Ju pret një ditë e tensionuar, por jo negative! Keni vetëm nevojë për dikë që t’iu dëgjojë në mënyrën e duhur, t’iu përkëdhelë dhe të kënaqë dëshirat tuaja. Në punë, shumë shpejtë mund të ketë lajme të mira.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit