Bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi është rënduar edhe më shumë.
Raportohet se deri më tani janë 18 persona që kanë humbur jetën.Kurse numri i personave të plagosur llogaritet të jetë 553.
Presidenti i Autoritetit të Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave, Mehmet Gyllyoglu ka deklaruar se të gjithë ekipet e urgjencës dhe shpëtimit në Elazığ dhe provincat fqinje janë dërguat në vendbanimet më të afërta.
Po ashtu me dije bëhet se nën rrënoja ka ende shumë persona. Dëmet materiale janë të shumta, disa ndërtesa janë shembur totalisht.
Kurse ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën edhe pse temperaturat në zonat e prekura në tërmeti shkojnë deri në -7 gradë celsius.