I është vënë zjarri veturës së ish ministrit nga radhët e BDI-së, Driton Kuçi, ndërsa sipas informacioneve vetura që ka marrë flakë ka eksploduar dhe zjarri ka përfshirë disa vetura tjera në afërsi.
Nga MPB thonë se në SPB Shkup është paraqitur rasti se në garazhin nën tokë në Shkup është shkaktuar zjarr në disa vetura. Zyrtarë të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se është djegur plotësisht vetura “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, ndërsa pjesërisht janë djegur vetura “Peugeot” me targa të Shkupit dhe vetura “Mercedes” me targa të Shkupit, ndërsa nuk ka të lënduar.