‘’Gjatë mandatit të dytë të qeverisë Rama vihet re si asnjëherë tjetër më parë një rritje e korrupsionit’’

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.01.2020, 22:42

Nga Kastriot Islami

Vetëm në periudhën dy vjeçare 2017-2019, të mandatit të dytë të qeverisë Rama vihet re si asnjëherë tjetër më parë një rritje e korrupsionit, thënë ndryshe indeksi i korrupsionit ka rënë me 3 pikë nga 38 në vitin 2017 në 35 në vitin 2019, duke e shkaktuar rënien e Shqipërisë nga vendi i 91 në renditjen globale në vendin e 106, pra një rënie me 15 vende.

Kjo është rënia më e fortë në këto 30 vjet duke e vendosur Shqipërinë në listën e vëndeve më të korruptuara jo vetëm të Europës por edhe të rajonit. Ndërkohë që vendi me nivelin më të ulët më botë është Zelanda e re më indeksin 87. Nëse Shqipëria do të vazhdonte deri në fund të mandatit këtë regres, atëherë në vitin 2021, indeksi i korrupsionit do të arrinte vlerën 32 dhe me shumë gjasa do të renditej në vendin e 130-131 nga 180 vende të botës.

Ka vetëm një mënyrë për të ndërprerë këtë tendencë regresi, largimi i qeverisë Rama përmes zgjedhjeve të parakohshme.

Transparenca ndërkombëtare

Organizata Transparenca Ndërkombëtare (TN) kryen një syrvej (sondazh i opinioneve) prej nga nxjerr një indeks për çdo vend që mat nivelin e korrupsionit të perceptuar nga publiku. Vlerat e këtij indeksi janë nga 1 deri në 100, sa më i vogël është indeksi aq më i lartë është korrupsioni.

Ky studim kryhet në rreth 180 vende të botës të cilët renditen sipas indeksit të korrupsionit, duke mundësuar edhe një vlerësim krahasues për çdo vend në nivel global, në nivel kontinental dhe rajonal. Në vitin 2019 Shqipëria nga një indeks të korrupsionit prej 35 duke u renditur e 106 përmes 180 vendeve të botës, dhe duke u renditur e fundit në Europë dhe në rajonin e Ballkanit.

Kjo shifër tregon se Shqipëria me një vlerë të indeksit të korrupsionit prej 35 është ende shumë larg vlerës mesatare prej 50, për të mos thënë pothuajse në një të tretën e rrugës drejt një vendi me qeverisje të mirë të çliruar nga korrupsioni.

Indeksi i korrupsionit

Indeksi i luftës kundër korrupsionit apo Indeksi i Korrupsionit (IK) është zvogëluar nga qeveria Rama nga 39 në vitin 2016 në 35 në vitin 2019, pra me 4 pikë; kjo do të thotë ndryshe që korrupsioni në Shqipëri është rritur ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, pra në mandatin e II të qeverisë Rama.

Kjo vlerë prej 35 është pothuajse e njëjtë me vlerën prej 34 të vitit 2008, pra të vitit të 3-të në mandatin e I të qeverisë Berisha, e cila kishte arritur ta përmirësonte indeksin e korrupsionit nga 24 në vitin 2005 në 34 në vitin 2008, pra me gati 10 pikë për 4 vjet.

Është për të shënuar gjithashtu se në të gjitha rastet e zgjedhjeve, 2009, 2013 dhe 2017 indeksi i korrupsionit është ulur me 1 pikë, duke treguar se në të gjitha fushatat elektorale korrupsioni është rritur.

Ndërkohë që në mandatin e II të qeverisë Berisha lufta kundër korrupsionit ka qenë pothuajse stacionare duke u luhatur mes vlerave 32 (viti 2009) dhe 31 (viti 2013), lufta kundër korrupsionit është përkeqësuar në 2 vitet e para të mandatit II të qeverisë Rama duke pësuar rënie nga 39 në vitin 2016 në 35 në vitin 2019, pra me 4 pikë.

Klasifikimi sipas indeksit të korrupsionit

Përsa i përket vendndodhjes së Shqipërisë në listën e vendeve të botës del ky përfundim: Shqipëria ka bërë shumë hapa mbrapa gjatë mandatit të II të qeverisë Rama; ndërkohë që në vitin 2016 Shqipëria renditej e 83 në listën e vendeve të botës, në vitin 2019 ajo renditet e 106 duke zbritur në këtë klasifikim global me 23 vende.

Ndërkohë që qeveria Berisha në mandatin e parë ka arritur përmirësime të shënueshme për sa i përket renditjes së Shqipërisë, duke e kaluar nga vendi i 126 në vitin 2005 në vendin e 85 në vitin 2008, pra duke bërë progres me 18 vende, qeveria Rama në mandatin e parë ka shënuar progres, duke e zhvendosur Shqipërinë nga vendi i 116 në vitin 2013 në vendin e 83 në vitin 2016, pra duke shënuar progres me 33 vende.

Është po ashtu shumë e rëndësishme të shënohet se në të gjitha rastet e zgjedhjeve, 2009, 2013 dhe 2017, Shqipëria ka bërë regres në klasifikimin global duke zbritur gjatë fushatave elektorale me 4 vende në 2009, me 3 vende në 2013 dhe 8 vende në 2017.

Ky fakt duhet të tërheqë vëmendjen e Këshillit Politik për të bërë ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor me synimin për të penguar rritjen e korrupsionit gjatë periudhës që do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme.

Një përfundim i rëndësishëm

Duke analizuar të dhënat e TN për periudhën 2005-2019 pra për 15 vjet arrihet në përfundimin se mandatin e fundit të një qeverie në largim nga drejtimi i vendit vihet re një përkeqësim i luftës kundër korrupsionit dhe një zbritje e Shqipërisë në klasifikimin global.

Vetëm në periudhën dy vjeçare 2017-2019, të mandatit të dytë të qeverisë Rama vihet re si asnjëherë tjetër më parë një rritje e korrupsionit, thënë ndryshe indeksi i korrupsionit ka rënë me 3 pikë nga 38 në vitin 2017 në 35 në vitin 2019, duke e shkaktuar rënien e Shqipërisë nga vendi i 91 në renditjen globale në vendin e 106, pra një rënie me 15 vende.

Kjo është rënia më e fortë në këto 30 vjet duke e vendosur Shqipërinë në listën e vendeve më të korruptuara jo vetëm të Europës por edhe të rajonit. Nëse Shqipëria do të vazhdonte deri në fund të mandatit këtë regres, atëherë në vitin 2021, indeksi i korrupsionit do të arrinte vlerën 32 dhe me shumë gjasa Shqipëria do të renditej në vendin e 130-131 nga 180 vende të botës.

Ka vetëm një mënyrë për të ndërprerë këtë tendencë negative regresi pra këtë rritje galopante të korrupsionit, largimi i qeverisë Rama përmes zgjedhjeve të parakohshme.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit