JOQ Albania
Home

Moderatores i shpëtojnë gazrat gjatë intervistës live, publiku shpërthen në komente
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24/01/2020 11:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Publiku i emisionit “The Wendy Williams Show” është i bindur se ka dëgjuar moderatoren e famshme duke lëshuar gazra në transmetim direkt.

Ngjarja ka ndodhur të premten, teksa Wendy Williams po prezantonte një kronikë rreth futbollistit Odell Beckham Jr., kur ndodhi incidenti.

Lidhur me komentet e shumta që janë bërë rreth kësaj çështje, 55-vjeçarja nuk ka komentur në asnjë moment. Por ndjekësit e saj janë shumë të sigurtë dhe betohen se e dëgjuan atë teksa lëshoi lëshoi gazra në transmetim direkt.

Madje rrjeti social “Twitter” është mbushur menjëherë me postimet e tyre, të cilët kanë reaguar rreth këtij incidenti të moderatores. Pak kohë më parë, ajo u tall me aktorin Joaquin Phoenix dhe kryesisht me shenjën në buzën e tij, ndërsa tashmë përdoruesit e rrjeteve sociale po e “masakrojnë” me komente.