Pas triumfit në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madrid, Real Madrid vijon me rezultatet pozitive edhe në La Liga.
Madrilenët mposhtën Sevilla-n me rezultatin e ngushtë 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit spanjoll, të luajtur në "Santiago Bernabeu".
Dopieta e Casemiros, i cili i shënoi të dy golat në pjesën e dytë, i dha fitoren klubin të drejtuar nga Zinedine Zidane.
Pas kësaj fitoreje të rëndësishme, "Los Blancos" kryesojnë renditjen në tabelën e klasifikimit me 43 pikë, tre më shumë se rivali i tyre i përjetshëm Barcelona, që do të luajë sot në mbrëmje me Granada-n në "Camp Nou".
Nga ana tjetër, Sevilla pas kësaj humbjeje pozicionohet në vendin e katërt në renditje, me 35 pikë.