Nisin problemet e para për Jose Mourinhon në krye të stolit të Tottenhamit.
Mesditën e sotme, skuadra londineze barazoi 0-0 në transfertë ndaj Watfordit duke u konfirmuar në krizë.
Në fundin e ndeshjes, Mourinho vendosi të largonte nga fusha e blertë yllin e ekipit, Dele Alli për të aktivizuar Eriksen.
Anglezi nuk e priti mirë largimin dhe reagoi keq në stol. Ai goditi pankinën me grushte duke treguar hapur zemërimin e tij.
me siguri, pas këtij veprimi, Mourinho ka për t'i kërkuar llogari më vonë. Situata te Tottenhami, nuk duket aspak e qetë.
Dele Alli wasn’t happy about getting subbed off 😬#WATTOT pic.twitter.com/N81h9BmHyG
— DAZN Canada (@DAZN_CA) January 18, 2020