Quhet Jozef Minala është vetëm 22-vjeç, por ngjason si plak. Padyshim që të gjithë e mbajnë mend lojtarin e Lazios, i cili zuri faqet e para të gazetave në vitin 2014, kur bëri debutimin e tij në Seria A me ekipin kryeqytetas.
Fama që mori ishte prej dyshimeve që të gjithë kishin për moshën e tij. Në atë kohë, ai ishte 19 vjeç, por tifozët dhe ambienti sportiv, kishte dyshime duke parë paraqitjen e tij të jashtme.
Inzagi e dërgoi atë në fillim të sezonit në ekipin e të rinjve, për shkak se nuk kishte vend në ekipin e parë.
Megjithatë tashmë tekniku bardhekaltër i ka bërë një surprizë të bukur 22-vjeçarit, teksa e ka ftuar për ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Sampdorias.