Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, ka qenë i pafat në sfidën e mbrëmjes së djeshme ndaj Fuenlebradës, e cila përfundoi në barazim 0-0.
Në minutën e 43-të, shqiptari arriti të realizonte një gol mjaft të bukur me planzhon brenda zonës, por për fat të keq të tij, goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Një vendim i drejtë i gjyqtarit, pasi nga pamjet duket qartë që sulmuesi ishte më i avancuar.
Skuadra e Malagas e kërkoi me ngulm golin e avantazhit, por pa sukses.
Dhe kur nuk është protagonist me të shënuar në portën kundërshtare, Sadiku do të jetë hero sërish i Malagas në një mënyrë më të veçantë.
Një gol i sigurt është hequr në minutën e 73 nga porta e ekipit, ndërsa Sadiku ishte duke mbrojtur shtyllën e dytë gjatë një goditje këndi të miqëve.