Parashikimi ditor nga Paolo Fox, këto gjëra ju presin këtë të shtunë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.01.2020, 01:59

Paolo Fox është një astrologët më të njohur italian. Edhe për ditën e sotme, 18 janar ai ka bërë parashikimin e tij.

Sipas tij kjo ditë do të sjellë emocione për disa shenja, për disa do të sjellë fuqi.

Gjithashtu disa persona këshillohen që në punë mundohuni shmangin përplasjet me dikë që nuk mendon si ju.

Më poshtë parashikimi për të gjitha shenjat e horoskopit.

Dashi

Kjo ditë do të sjellë rikuperim të ndjeshëm në raport me ato të mëparshmet, pasi Hëna nuk do të ketë më ndikim te shenja juaj. Do të ndiheni më të fuqishëm dhe me më shumë energji, për shkak të punës tuaj.

Demi

E shtuna do të jetë nën ritmin e duhur sa i takon shëndetit, anës sentimentale dhe asaj profesionale. Qielli do të jetë mjaft i favorshëm, por shumë shpejt gjërat do të kthehen në vendin e tyre.

Binjakët

Kjo ditë do të sjell shumë siklet, ndaj më mirë merrni një periudhë pushimi dhe reflektimi. Po ashtu shtyjini për një moment të dytë vendimet e vështira.

Gaforrja

Dashuria do të jetë mjaft e favorshme gjatë kësaj fundjave, në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës dhe Venusit, që do i bëjnë emocionet protagoniste të ditës.

Luani

Dita do të jetë nën ritmin e duhur, ku do të jeni të përhumbur në mendime dhe të pushtuar nga melankolia. Në punë mund të ketë ngadalësime, ndaj mundohuni që të tregoni shumë kujdes në atë që do të bëni.

Virgjëresha

Kjo e shtunë do të sjellë një afrim në dashuri dhe intuita do ju ndihmojë që të mos ngadalësoheni. Në punë do të ketë pritshmëri të mira.

Peshorja

Do të keni mundësi gjatë kësaj dite që të keni rikuperim në dashuri dhe energjia do të jetë mjaft e favorshme. Në punë mundohuni që të shmangni përplasjet me dikë që nuk mendon si ju.

Akrepi

Duhet të mundoheni që të mos jeni shumë konfliktual, në mënyrë që të mos ushqeni shumë tensione. Në punë duhet të veproni me më shumë mençuri.

Shigjetari

Mundohuni që të jeni më të kujdesshëm në dashuri dhe përgjithësisht në raport me të tjerët, gjatë kësaj dite. Edhe në punë duhet të mendoheni mirë para se të bëni ndryshime. Shmangni mbilodhjen.

Bricjapi

E shtuna do të sjellë rikuperim të ndjeshëm në dashuri, por mos i nënvlerësoni emocionet që ndjeni. Në punë mund të ketë të reja të rëndësishme, të cilat janë mjaft të prirura për të sjellë sukses.

Ujori

Bëni kujdes në dashuri dhe mundohuni që të mbani nën kontroll fjalët dhe emocionet.

Peshqit

Dita do të jetë mjaft pozitive, sidomos në dashuri, në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës dhe Venusit. Në punë, mund të keni mundësi të mira për të nisur diçka të re.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit