Nga tërmeti i 26 nëntorit u shuan 51 jetë dhe me mijëra banorë mbeten në rrugë të madhe. Këta banorë kanë mbetur në rrugë të madhe dhe nuk dinë se si do t’u shkojë halli.
I tillë është edhe fati i banorëve të pallatit 159 në zonën e Kombinatit në Tiranë. Disa famije të këtij pallati nuk kanë se ku të shkojnë dhe vazhdojnë të qëndrojnë në pallatin që është shpallur i pabanuar.
Ata shprehen se jetojnë me shpresën se nuk do të ketë një tërmet tjetër. Sipas tyre bonusi i qirasë dhe mungesa e një zgjidhje alternative nga Bashkia e Tiranës i ka detyruar banorët që të mos ikin.
Njëra prej banorëve ka thënë: