Një ngjarje tragjike tronditi jo vetëm fshatin Sanxhak, por të gjithë Shqipërinë ditën e sotme. Një fëmijë 2 vjeç u dogj nga flakët e zjarrit.
Shtëpia ku ai ishte u dogj e gjitha dhe fëmija nuk i mbijetoi flakëve të zjarrit. Tragjedia në familjen Çoku është e madhe.
Pamja që vjen nga fshati Sanxhak, ku ndodhi ngjarja e rëndë të therin në shpirt. Si shikohet nga pamja nga flakët e zjarrit janë shkrumbuar të gjitha.
Raportohet se familja Çoku kishte shtatë fëmijë dhe se ishte në gjendje të vështirë ekonomike.
Me dije bëhet se zjarri ka rënë në një magazinë, e cila është djegur e gjitha, dhe më pas flakët kanë përfshirë edhe shtëpinë.