Tirana plagjaturë e Karrotës? Logoja fituese për 100 vjetorin e kryeqytetit konsiderohet e kopjuar

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.01.2020, 18:45

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj njoftoi hapjen e konkursit për logon e 100 vjetorit të Tiranës, ku i kishte kërkuar qytetarëve shqiptarë që të votonin për designin më të bukur. Veliaj ka bërë publike logon fituese, e cila rezulton se krijuesja është studioja Karrota, me pronar biznesmenin dhe ish-deputetin e lëvizjes Vetëvendosje Fisnik Ismaili.

Logoja në fjalë është denoncuar si e kopjuar jo vetëm nga qytetarë të shumtë në Inboxin e JOQ Albania, por edhe nga njohës të fushës së dizajnit. Logoja është denoncuar si kopje e Truman, me ngjyra, lloj shkrimi dhe përmasash të njëjta.

Në rrjetet sociale ka qarkulluar edhe kopja e logos. Kjo mund të vërtetohet nga një kërkim i thjeshtë në internet. Si logoja e Tiranës që është shpallur fituese, gjen me dhjetëra të tilla dhe nuk bëhet fjalë për diçka autentike.

Një qytetar shkruan për JOQ:

Kjo logo eshte logoja e 100 vjetorit te Tiranes Kryeqytet... Fituesja doli Karrota, Studio nga Prishtina! Krahas logos se sterperdorur ne shume kompani duket kopjimi qe i eshte bere logove te ndryshme sic eshte Truman ne 2016 dhe Expo City...etj!"

Denoncimin e ka kryer po në rrjetet sociale edhe një këshilltar demokrat, i cili vë në dukje se logoja në fjalë është thuajse identike në stil e ngjyra me një tjetër logo të huaj. Ka qenë Akil Kraja, ai i cili ka shkruar se me këtë çështje, ka goditur sërish 'pinoku i turbulluar' i Tiranës.

Kraja shkruan:

Mos, godet serisht pinoku i turbulluar i Tiranes 🤥 Projekti i ri i Teatrit Kombetar doli i kopjuar nga nje projekt i huaj 😱 Tani po del dhe logoja e 100 vjetorit te Kryeqytetit e kopjuar 😖 Por ju lutem vetem mos e turbulloni shpirterisht se do te ju coje ne gjykate per shpifje 🤣”

Kopja/ Origjinalja

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit