Pengmarrja në Kamzë/ Gjithçka u filmua nga kamerat, autorët dhe pengu u zhdukën në Fushë-Krujë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.01.2020, 18:55

Detaje të reja janë zbardhur nga pengmarrja e ndodhur mesditën e sotme në rrugën "London" të Kamzës.

Raportohet se konflikti mes disa personave që çoi në rrëmbimin me dhunë të njërit prej tyre, mund të ketë ndodhur për shkak të një makine.

Pas debatit me fjalë, ata e futën me forcë në makinë, duke u larguar në drejtim të Fushë-Krujës.

Abc News ka sjellë edhe pamje nga vendi ku ndodhi grabitja. Raportohet se makina e autorëve të dyshuar është lokalizuar në zonën e njohur si Ura e Gjoles.

Deri më tani, policia ka shoqëruar një dëshmitar nga vendi i ngjarjes.

Bëhet fjalë për një grua, e cila ka një parukeri përballë vendit ku ndodhi sherri.

Personi i rrëmbyer dhe autorët nuk kanë qenë nga zona ku ndodhi pengmarrja, pasi banorët nuk kanë njohur asnjë prej tyre.

Banorët kanë thënë se autorët së bashku me pengun janë larguar me një fuoristradë të bardhë, ndërkohë që skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së një banese që ndodhet aty pranë.

Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë janë marrë nga grupi hetimor, për të zbuluar identitetin e autorëve dhe personit të rrëmbyer.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit