Agron Tufa nuk ndalet, shenjëstron zyrtarin e lartë: Bëj kujdes, do t’i zbraz të vërtetat!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.01.2020, 17:20

Shkrimtari Agron Tufa nuk di të ndalet! Me postimet e tij të shpeshta në rrjete sociale, piketon zyrtarë të lartë, ku së fundmi bëhet fjalë për një ndër ata që kanë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit.

Ai ka bërë publik edhe një dokument, ku paralajmëron konkretisht Drejtorin e Kërkimeve Shkencore në Akademinë e Sigurisë, Xhavit Shalën.

Tufa i drejton disa pyetje që kanë nevojë për përgjigje, por më tej i bën edhe një paralajmërim: Kujdes me përgjigjet!

Më tutje, shkrimtari thekson se do t'i zbrazë pikë për pikë të gjitha të vërtetat e tmerrshme.

Mesazhi i Agron Tufës:

Postcriptum 1: nga “Punët dhe ditët” e ish oficerit të Sigurimit, shokut Xhavit Shala, sot Drejtor i lartë i Policisë së Shtetit dhe disa pyetje të karakterit mistik për shokun Xhavit: 1. Kë/cilët do të përgjonte punëtori i zellshëm operativ, shoku Xhavit, në zyrën e “pallatit përballë”? 2. “Zyra siguron kushte normale për ruajtjen e sekretit”. – Çfarë sekreti duhej të ruhej vallë? 3. Kush/cili nga punëtorët operativë e spiunonte tjetrin – Niko Subashi Xhavit Shalën apo Xhaviti Nikon? Ndoshta të dy ndësjelltësisht? Ndoshta asnjëri? 4. A i përdor ende punëtori i partishëm operativ i Sigurimit ish bp-të e tij nga Elbasani, për të shkruar e përhapur skenarë nëpër shtypin shqiptar kundër armiqve të Sigurimit dhe Rilindjes? Cilët janë pseudonimet e tyre? Shënim: Kujdes me përgjigjet! Partia të kap në flagrancë me zemër të pasinqertë! Dhe t’i zbraz pikë-pikë të vërtetat e tmerrshme. Të pashterrshme!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit