Veliajt s’i del e keqja me Teatrin dhe banorët e Unazës, i përmend edhe në takimin me banorët e prekur nga tërmeti

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.01.2020, 17:47

Duke ecur në hapat e kryerilindasit Rama, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vijoi "show-n" e rradhës me banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Këtë herë ai u ndal në shtëpinë e re të familjes Sala në fshatin Pinar të Tiranës, e cila u ndërtua nga këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora.

Ashtu si dhe në takimet e tjera, edhe këtë herë Veliaj nuk hezitoi të përdorte propagandën e tij dhe të fliste për gjëra që nuk kanë aspak lidhje me tërmetin, por që i shërbejnë "fasadës" së tij politike, me të cilën përpiqet të 'përlyejë' çdo qytetar që takon dhe çdo vend ku shkel.

Teksa po bashkëbisedonte me familjarët, kryebashkiaku i Tiranës foli edhe për projektin e shumëpërfolur të Unazës së Re, të cilin e cilësoi "një copë rrugë".

Mirëpo, kësaj "cope rrugë", siç e cilëson Veliaj, i dolën të palarat disa muaj më parë, kur u zbulua afera korruptive e Bashkisë dhe Qeverisë, ku ndërtimi i 2 km rrugë tek Unaza e Re do t'i kushtonin plot 40 milionë euro buxhetit të shtetit, nëse rasti nuk do të ishte bërë publik në media, duke detyruar qeverinë të tërhiqej.

Ndër të tjera, Veliaj përmendi edhe Teatrin, duke u shprehur se "zihemi për Teatrin, zihemi për budalliqe dhe më pas vjen një tërmet një ditë dhe shuan gjithçka".

Muret e atij Teatri, të cilin Veliaj së bashku me Ramën kërkojnë ta shembin, pasi e cilësojnë si "kasolle", nuk pësuan as dëmtimin më të vogël, as në tërmetin e 21 shtatorit dhe as në atë të 26 nëntorit.

Ai tha:

Për çfarë zihemi, për ç'a urrehemi, për ç'a sherrosemi. Kishim një vit ziheshim me bo një copë rrugë aty ke Astiri. Ore, ti po merr lekët, po të japim një shtëpi, po të japim kompensim, ta bëjmë rrugën se duhet me ec. Zihemi me parti e çudira... lloj lloj njerëzish duke blloku një punë që... Zihemi për Teatrin, zihemi për budalliqe dhe thua: Ore për ç'a zihemi, një ditë jemi, një ditë s'jemi. Vjen një tërmet një ditë dhe shuan gjithçka.

Ajo që duhet theksuar në këtë rast është se për çfarë arsyesh, Veliaj duhet të përmendte në bashkëbisedimin me banorët e prekur nga tërmeti çështjen e Teatrit apo të Unazës së Re, në një ambient jo politik, kur mund të kishte zgjedhur shembuj të tjerë për të bërë krahasimet e tij propagandeske? Mos ndoshta s'ka për t'i dalë ndonjëherë e keqja ndaj banorëve të Unazës dhe artistëve të Teatrit, të cilët duhet theksuar se i ka "halë në sy"?

Deklaratën e Veliajt për Teatrin dhe Unazën e Re mund ta ndiqni në minutën e 24:03 të videos së mëposhtme:

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit