Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrethin e Kurbinit.
Mësohet se një kasolle është përfshirë nga flakët në fshatin Sanxhak.
Nga të dhënat paraprake, raportohet se një vogëlush 3-vjeçar ka mbetur i asfiksuar nga flakët.
Zjarri ka rënë në kasollen e Hakik Çokut.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të miturit, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit.