Pak ditë më parë, Dritan Dajti, i cili në gusht të vitit 2009 u mori jetën katër efektivëve të policisë gjatë një aksioni për arrestimin e tij, la qeninë për të shkuar te okulisti në zonën e ish-Bllokut, ku u shoqërua në masa shumë të rrepta sigurie.
Ndërkohë raportohet se edhe një tjetër emër i njohur për drejtësinë shqiptare ka lënë ambientet e burgut për t'ju drejtuar spitalit.
Bëhet fjalë për Altin Avdylajn, i cili u arrestua pak muaj më parë si pjesë grupit të Avdylajve në operacionin "Vol Vo 4".
Burime për "Fax" bëjnë me dije se Avdylaj është dërguar në spital pak ditë më parë, pasi kishte shfaqur probleme me zemrën dhe vuante nga tensioni i lartë.
Të njëjtat burime konfirmuan se Altin Avdylaj shoqërohet herë pas here për kontrolle më të specializuare.
Altin Avdylaj ka kërkuar disa herë lirimin e tij, por kërkesa e tij është rrëzuar nga gjykata.
Kujtojmë këtu se në përgjimet e publikuara nga gazeta gjemane "Bild", Altin Avdylaj, i njohur ndryshe me nofkën "Niçja", dëgjohej të komunikonte me ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.