Vëllai i vrau gruan/ Burri shpërthen në lot nga burgu: Dënim me vdekje, të varet në litar! Shteti më shkatërroi jetën!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.01.2020, 13:06

Një ngjarje e rëndë tronditi mbarë opinion publik pak ditë më parë, ku Erdet Çapoku masakroi për vdekje me thikë dhe sende të forta kunatën e tij, Enkeleda Çapoku, e cila ndodhej në gjumë.

Bashkëshorti i viktimës, njëkohësisht vëllai i autorit të krimit, Elton Çapoku, i cili ndodhet në burg, në një lidhje telefonike për emisionin "Me Zemër të Hapur" në News24, kërkoi dënim maksimal për Erdet Çapokun.

"Dënim me vdekje dhe me varje në litar", kështu deklaroi Elton Çapoku për vëllain e tij.

Bashkëshorti i viktimës ka hedhur akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit. Sipas tij, gruaja kishte bërë denoncim dhe kishte marrë urdhër-mbrojtje në muajin shtator, por policia nuk kishte bërë asgjë për të siguruar jetën e saj.

Çapoku tha ndër të tjera se shteti i ka shkatërruar jetën dhe se i kishte nxjerrë në rrugë vajzën 17-vjeçe. Pas kësaj deklarate të trishtë ai shpërtheu në lot dhe mbylli telefonin.

Biseda e plotë:

Si e morët vesh lajmin?

I shpreh ngushëllime familjes së ndjerë të nuses time. Jam i shokuar për ngjarjen. Dua të bëj përgjegjës shtetin, se nusja ime ka qenë me urdhër-mbrojtje. Kam kërkuar që të dalë me leje, dhe këta s’më kanë nxjerr. Ai lloj monstre ka vënë dorë mbi familjen time (Për vëllain). Në momentin që ajo ka marrë urdhër-mbrojtje, shteti s’ka reaguar. I bëj shtetit thirrje për të gjithë ata burra që vënë dorë ndaj nënave, grave, të dënohen dhe mos të dalin nga burgu.

Ju keni qenë në dijeni që vëllai juaj përndiqte bashkëshorten? Kishte marrëdhënie të prishura?

Para ca kohësh ai mostra ka jetuar aty te ne. E kemi përzënë se nuk e mbanim dot. Bënte gjeste, i kam thënë do të denoncoj në polici.. Pastaj ai përgjonte. Nusja ka thënë në polici që ajo të marrë masa. Mua më shkatërroi familjen shteti, më la vajzën rrugëve. Unë kërkoj drejtësi. I kam pasur marrëdhënie të mira me gruan.

Prej sa kohësh e përndiqte?

Nga shtatori që më tha, më tha; ‘do bëj denncimin’. ‘Ik bëjë’- i thash se s’kisha ca bëjë.

I ke thënë gjë vëllait; ‘më ruaj familjen’?

Jo si kam thënë gjë atij të kontrollonte familjen time. I kisha thënë; largohu që aty, s’ke punë me familjen time.

Kur e ke takuar Enkeledën?

Në shtator më duket e kam takuar. Bashkë me vajzën. Se mbaj mend mirë

Aty të ka treguar për problemet?

Më ka treguar dhe i kam thënë; ‘bëj denoncim se s’kam ca bëj, se unë jam në burg’.

Keni kërkuar të jeni pjesë e varrimit?

Po kam kërkuar. Ditën tjetër kam takuar vëllain dhe motrën time…Ata kanë bërë kërkesë.

Si e more vesh lajmin?

Më kanë thënë shokët

Të treguar detajet?

Po e shoh me vëmendje tv. Për të tillin, kërkohet dënim me vdekje.

A ka pasur vëllai probleme të shëndetit mendor?

Kam 6 vite e kusur këtu, se di ca problemesh ka pasur. Se di si mund të jetë robi…

Se ke njohur për të tillë?

S’e kam njohur për të tillë. Shteti të marrë masa. Ta var në litar. Shteti s’ka marrë masa, s’ka reaguar.

E ke takuar vajzën pas ngjarjes?

Kam arritur të takojë vajzën…. (Qan) dhe mbyll telefonin.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit