Akuzohet se përdhunoi për vite me rradhë të bijën, i burgosuri “frymëzohet” nga lirimi i Kolaverit dhe Dokles: Kërkoj lirinë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.01.2020, 12:37

Vendimi i gjykatës për të lënë të lirë ish-anëtarin e Bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm dhe të Ergys Kolaverin, të dënuar me 20 vjet burg, duket se ka hapur "oreksin" e të dënuarve të tjerë, të cilët tashmë kanë kërkuar lirinë.

I tillë është edhe i burgosuri Qirjako Nakuçi, i cili është dënuar me 15 vjet burg, pasi akuzohet se ka përdhunuar të bijën për 16 vjet me rradhë, që kur ajo ishte vetëm 9-vjeçe. Ishte vetë e bija që e denoncoi pak vite më parë Nakuçin, i cili u arrestua në vitin 2018. Ai pranoi krimin asokohe dhe shprehu pendesë para trupës gjykuese, por nuk hezitoi të bënte dhe të bijën bashkëfajtore, duke u shprehur se "gjithçka ka ndodhur me dëshirën e saj".

Në një bisedë telefonike për "Fax News", Qirjaku u shpreh se po mbahet padrejtësisht në burg, pasi nuk e ka kryer aktin për të cilin është dënuar.

Ai kërkon lirimin nga burgu, ndërsa thekson se i ka plotësuar të gjitha dokumentacionet për ta apeluar çështjen e tij në SPAK.

Nakuçi tha:

Edhe sikur të kisha qenë kriminel nuk do të isha dënuar kaq, jam i pafajshëm. Akuzohem se kam përdhunuar vajzën 9-vjeçare e cila nuk është vajza ime biologjike. Ju lutem të më ndihmoni, të më nxirrni të drejën. Unë nuk e di të rrish 15 vite në burg, është ose të vrasësh veten, o nuk e di. I kam bërë dhe letër SPAK për rishikim të çështjes, kërkoj që të përjashtohet gjyqtari dhe prokurori i cështjes kanë manipuluar provat. Ajo është vajza ime në letra, por jo biologjikisht, por që të akuzohem në këtë mënyrë më duket e padrejtë. Mua më kanë ndaluar në vitin 2018, dhe vajza pretendon se është përdhunuar kur ka qenë 9 vjeçe, pretendon se ka mbaruar juridikun, por në të vërtetë është vetëm me 9 klasë."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit