Po udhëtonte drejt Greqisë me 70 kg drogë, kush është fieraku që u arrestua në Qafë-Botë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.01.2020, 11:41

Një 40-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë Kufitare, pasi u kap duke transportuar lëndë narkotike, të llojit marijuanë.

Bëhet fjalë për shtetasin Arsen Hoxha, i cili po kalonte në Qafë-Botë me një mjet tip "Mitsubish" me targa AA031VJ, teksa u pikas nga Policia e Sarandës.

Gjatë kontrolleve të kryera nga policia, në automjetin e Hoxhës u gjetën dhe sekuestruan 70 kg marijuanë, e cila dyshohet se kishte destinacion Greqinë.

40-vjeçari nga Cakrani i Fierit ndodhej në automjet së bashku me bashkëshorten e tij. Ai u arrestua menjëherë nga policia.

Hoxha nuk ishte një emër i panjohur për policinë, pasi ishte arrestuar në vitin 2004 për trafik klandestinësh në Sarandë.

Mjeti i tij po i nënshtrohet kontrollit të detajuar nga Policia Kufitare, ndërkohë detaje të reja pritet të bëhen publike në vijim.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit