Padia e Ramës ndaj Haradinajt, reagon ish-presidenti: Një sulm prej gjarpërit në gji, po nxit urrejtje kundër Kosovës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.01.2020, 11:22

Padia e ngritur nga kryeministri Rama për "shpifje" kundër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkaktuar reagime të forta në sferën politike të dy vendeve.

Lidhur me aktin e paprecedentë të Ramës, ka reaguar edhe ish-presidenti, Bujar Nishani, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka cilësuar këtë si "një sulm prej gjarpërit në gji".

Nishani shkruan se synimi i Ramës është përçarja e shqiptarëve.

Sipas ish-presidentit, kauza filoserbe e kryeministrit shqiptar është themelimi i urrejtjes institucionale kundër entitetit dhe projektit të Kosovës, si shtet i lirë dhe i pavarur.

Më tej, Nishani e krahason rrezikun e aktit të Ramës me "helmin që mund të hedh në çdo moment gjarpri që të rri në gji".

Reagimi i plotë:

Padia gjyqësore e Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërise kundër Kryeministrit dhe një prej figurave kyçe të luftës për liri në Kosovë është një sulm prej gjarpërit në gji.

Synimi i vërtetë i rilindsit të bllokut famëkeq të Tiranës është ti përçajë shqiptarët në Shqipëri jo thjesht PRO dhe KUNDER Ramush Haradinajt por PRO dhe KUNDER Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës.

Kauza e tij filoserbe është themelimi i urrejtjes institucionale kundër entitetit dhe projektit të Kosovës, shtet i lirë dhe i pavarur.

Në fakt urrejtja e Edi Ramës ndaj asaj pjese të Kombit nuk do të bënte kurrfarë rëndësie nëse ai nuk do të ishte Kryetar i Partisë Socialiste në Shqipëri. Pikërisht këtë hapsirë synon të shfrytëzojë Edi Rama në kauzën e tij albanofobe.

Por për fatin e tij të keq, Partia Socialiste e Shqipërisë nuk mbart e gjitha këtë fobi antikombëtare të këtij njeriu, e për rrjedhojë kauza e tij mbetet minorancë, por jo pa dëm.

Prej kohësh është qartësuar jo vetëm diferenca midis rilindsve mavi dhe grupimit më të madh të socialistëve si përkatësi politike, por edhe keqpërdorimi vulgar që sekti rilindës i ka bërë shumicës dërrmuese të atyre që besojnë tek modeli i tyre socialist.

Ndaj edhe kjo urrejtje patologjike e Edi Ramës ndaj gjysmës më të margjinalizuar të Kombit mbetet një minorancë mjerane, por jo pa rrezik ! Rreziku është pikërisht i ngjashëm me atë helmin që mund të hedh në çdo moment gjarpri që të rri në gji!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit