Cristiano Ronaldo mund të humbasë ndeshjen e radhës në Serinë A. Shkak këtë herë nuk është një dëmtim, por... sinoziti.
Nga shqetësimet që ka ndjerë ditët e fundit, portugezi nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e djeshme dhe ende sot nuk dihet nëse ai do të jetë në dispozicion për duelin e të dielës kundër Parmës apo jo, në orën 20:45.
Fakti që për të dytën ditë me radhë 34-vjeçari nuk është stërvitur, sigurisht që nuk është një sinjal i mirë për trajnerin Mauricio Sarri.
Gjithsesi, diçka më konkrete do të mësohet paraditen e sotme, kur është programuar edhe stërvitja e radhës.
Duhet theksuar se Ronlado kishte kapur një formë mjaft të mirë në ndeshjet e fundit dhe sigurisht kjo ndalesë do ishte një lajm i keq për gjithë ambientin bardhezi.