Një 63-vjeçar shqiptar u përplas për vdekje në Rimini të Italisë dy ditë më parë.
Sipas medieve italiane, shqiptari kishte dalë shëtitje në momentin që u përplas për vdekje nga një makinë në një pjesë rruge që nuk kishte ndriçim.
Viktima është identifikuar si Halim Sulejmani.
Pavarësisht se ambulanca mbërriti shpejt në vendngjarje, përplasja ishte fatale për shqiptarin, pasi humbi jetën në vend.
Drejtuesi i makinës që përplasi shqiptarin, sipas medieve është shprehur se nuk e ka parë shqiptari kur po kalonte rrugën.